“Huffington Post” realizon video për Urën e Fshejtë

Mediumi prestigjioz amerikan “Huffington Post” ka publikuar një video-raport për kërcimet e sivjetme nga Ura e Fshejtë në Gjakovë.

Lajme

27/07/2017 18:09

Teksa shfaq disa kërcime në stilin “Dallëndyshe”, mediumi i njohur ka pyetur lexuesit e vet se “a kanë guxim që të bëjnë kërcim të tillë”.

“Huffington Post” ka shkruar se kjo garë është e përvitshme që nga viti 1954. Sivjet aty morën pjesë 17 garues. Në fund dolën dy fitues, Shkëlzen Goqi dhe Florit Gashi.

Deklaratat e fituesve mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme: