Hoyt Brian Yee sot viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee do të arrijë sot për vizitën në Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve vendore.

Lajme

25/10/2017 07:55

Ai me këtë rast do të zhvillojë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Ndryshe, zyrtari i lartë i shtetit amerikan dje ka qëndruar për vizitë në Serbi.