Hoxhë Musliu: Ligji për liritë fetare, është fyes për besimtarët

Hoxha Osman Musliu, duke e komentuar Ligjin për Fetë, ka theksuar se ligji aktual nuk i plotëson kërkesat e besimtarëve.

Lajme

07/12/2017 23:21

Në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se ky ligj është fyes për besimtarët dhe bashkësitë fetare.

“Nuk e di pse nuk e kanë guximin bashkësitë fetare me e kundërshtu. Qëllimi është që myslimanët në Kosovë të ndahen në dy grupe. Tarikatet nuk konsiderohen si fe e veçantë, sepse edhe ata e kanë të njëjtin Kuran dhe të njëjtin profet”, ka shtuar Osmani.

Sipas tij, që nga rënia e Perandorisë Osmane, nëpër të gjitha periudhat Ligji për fenë është lënë anash./RTV Dukagjini/