Hoxhaj: Ushtria e Kosovës hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në prag të votimit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ka shkruar se përgjatë një dekade pavarësi FSK e ka dëshmuar se është institucion profesional, multietnik dhe i trajnuar me standardet e NATO-s.

Lajme

13/12/2018 15:01

Duke synuar t’i shërbejë të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë në Kosovë, tani është koha për të kaluar në Forcat e Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shtoi së bërja e Ushtrisë së Kosovës është hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm.

Ndryshe, nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Themelimi i Ushtrisë po përkrahet fuqishëm nga Amerika. /Lajmi.net/