Hoxhaj: Prizreni ia beson ndryshimin kandidatit të PDK-së

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për takime të shumta të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Prizren, në mbështetje të kandidatit të kësaj partie për kryetar komune, Shaqir Totaj. Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se qytetarët e Prizrenit kanë besim se Shaqir Totaj është ndryshimi i duhur për këtë komunë.

Lajme

21/09/2017 23:42

Hoxhaj ka shkruar se qytetarët duhet t’i bashkohen PDK-së më 22 tetor pasi që, sipas tij kjo parti ka plane konkrete për shërbime më të mira komunale, arsim, ekonomi dhe turizëm.

“Qytetarët e Prizrenit besojnë që Shaqir Totaj është forca e vërtetë e ndryshimit për Prizrenin. Besimin e tyre e kanë shfaqur edhe në takimet e shumta që kemi pasur sot së bashku. Për shërbime efikase komunale, arsim cilësor, ekonomi të zhvilluar dhe turizëm dinamik, më 22 tetor bashkohuni me Partinë Demokratike të Kosovës. #ForcaeNdryshimit #PDK94”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, PDK ka hapur fushatën zyrtarisht edhe në Therandë, ku kandidat për kryetar është Blerim Xhemajli.