Hoxhaj i reagon ministrit sllovak: Opinioni juaj do ishte më kredibil po ta njihnit Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajcak për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme

04/01/2019 20:34

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj tha se opinioni i Sllovakisë në lidhje me Kosovën do të ishte më kredibil nëse ky vend do ta njihte pavarësinë ashtu siç bënë 23 vende anëtare të BE-së, raporton lajmi.net.

Sipas Hoxhajt, Sllovakia duhet të bëhet shembull me veprimet e veta.

Ky është postimi i Hoxhajt në Tëitter:

“Miku im i dashur Mirosllav Lajcak, imagjino sa më shumë kredibilitet do të kishte opinion i Sllovakisë për Kosovën dhe për rajonin nëse shteti juajdo ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës sic bënë edhe 23 shtete tjera anëtare të OKB-së”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/