Hoxhaj: Deri në fund të vitit Kosovën do ta njohin tri shtete

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se deri në fund të këtij viti Kosovën do ta njohin tri shtete.

Lajme

30/09/2016 13:30

Kryediplomati kosovar këto komente i bëri gjatë një konference për media ku foli për vizitën e tij në Amerikë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku edhe loboin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast , ai tha se në margiinat e këtij aktiviteti kanë zhvilluar 76 takime me shtete dhe organizata të ndryshme.

” Kemi arritur t`i permbushim qëllimet qe i kemi pasur. Qellimi i parë ka qenë rritja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Deri në fund të vitit do t`i kemi 3 njohje” ka theksuar Hoxhaj.