Hoxha: T’iu ofrohet ndihma falas grave që janë në konteste pronësore

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha  ka kërkuar që në ndryshim-plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas të përfshihet edhe ndihma për gratë të cilat janë palë në konteste pronësore.

Lajme

29/03/2017 14:49

“Kam kërkuar nga Grupi punues që gjatë punës që po bëhet për ndryshim/plotësimin e Ligjit Për Ndihmë Juridike Falas, të përfshihen dispozitat të cilat adresojnë shprehimisht dhënien e ndihmës juridike falas për gratë të cilat janë palë në kontestet pronësore.

Së fundi, jemi dëshmitarë të prezencës së numrit të madh të kontesteve pronësore në përgjithësi dhe të atyre ku palë janë gratë në veçanti.

Avancimi i të drejtave pronësore të grave është detyre e jona. Trajtimi i barabartë para ligjit, duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Hoxha në profilin e sj në “Facebook”. /Lajmi.net/