Hoxha: Qeveria bëhet, por pa PDK-në

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka shkruar në Facebook se Qeveria e Kosovës do të bëhet, por jo me Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajme

16/06/2017 15:22

“Qeveria e re pa PDK-në, kjo punë ka mbaruar”, ka shkruar Hoxha, duke vazhduar, “qeveria krijohet nga shumica parlamentare, përkundër renditjes se subjekteve politike”.

Ai ka bërë një krahasim edhe me shtetin fqinjë Maqedoninë, ku VMRO-DPMNE-ja ishte fituese e zgjedhjeve, porse LSDM-ja bëri koalicion me partitë shqiptare dhe formojë qeverinë e zgjodhi edhe kryeparlamentarin.

“Rasti me i freskët, ku është shënuar ky fenomen, është Maqedonia. Atje socialdemokratët dhe partitë shqiptare, me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare, lanë jashtë qeverisë subjektin e parë politik VMRO-në”.

“Në Kosovë situata është edhe më e qartë, sepse dallimi në numra është edhe më i madh: 61-2 deputete kundër 38-39 sosh të PAN-it! Kjo punë ka mbaruar, koalicionit të PAN i duhen edhe disa ditë për ta përbi këtë të vërtetë”.