Hoti kërkon që Thaçi ta zhbllokojë KQZ-në, presin ndryshime në Platformën për dialog me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që sa më shpjet të emëroj anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Lajme

08/06/2018 11:30

“Presidenti i ka bllokuar KQZ-së dhe është hera e parë qe ndodhë kjo që nga themelimi. Presidenti nuk është duke e kryer detyrën e tij kushtetuese ku duhet të pranoj propozimet nga subjektet politike. Mos funksionalizimi i KQZ ka ndikuar negativisht qe dy muaj në Kuvendet komunale. Ne kërkojmë që presidenti të emëroj anëtarët e KQZ”.

Hoti në konferencë javore të kësaj partie ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket platformës së dialogut me Serbinë. Por ai tha se janë duke pritur që të ketë ndryshime në Platformën e re.

“LDK është parti opozitare dhe ne jemi partia e parë që e kemi mbështetur dialogun por jemi parti opozitar. Lidhur me këtë platformë ajo nuk e ka mbështetjen tonë do të presim çfarë do të ndodhë me platformën tjetër”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë kësaj konference ka folur edhe për 53 milionët që Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë kompanisë “Bechtel&Enka” ku e ka quajtur keqpërdorim të parës publike.