Hoti kërkon nga Qeveria të anulojë vendimin për rritjen e pagave
Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot është thirrur në interpelancë lidhur me vendimin për rritjen e pagave për kabinetin e tij qeveritar dhe për pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës.
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kjo është në kundërshtim më ligjet e aplikueshme në Kosovë.
“Ne vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. I papranueshëm, kërkon diferencë të madhe në paga, vendimi i tillë është i pamatur. Kërkojmë që qeveria të anuloj vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net.
Ai i ka ftuar deputetët tjerë të votojnë këtë mocion./Lajmi.net/