Hoti fajëson Serbinë, thotë se Kosova nuk do të ndalet për anëtarësim në INTERPOL

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka fajësuar Serbinë për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Lajme

20/11/2018 11:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, ka thënë se ky është zhgënjim për Kosovën, por që sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë që të bëj përpjekje për anëtarësim në INTERPOL dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, raporton lajmi.net.

Për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Hoti e ka fajësuar Serbinë për shkak të diplomacisë agresive që po përdor ndaj Kosovës.

Tutje Hoti në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pavarësisht kësaj, Kosova duhet të jetë unike në atë që aspiron, përcjell lajmi.net.

Reagimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan.

Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon.

Të nxjerrim mësim nga ky refuzim sot. Duhet të vazhdojmë të jemi unik në atë që aspirojmë, për t’i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime. /Lajmi.net/