Hotel me zero yje (Video)

Në natë në hotelin me zero yje në mesin e një fushe në Zvicër do t`iu kushtojë rreth 295 franga apo 306 dollarë, por në mbërritje do t`iu presin me pije, e në çmim përfshihet mëngjesi dhe shërbimet e një mazhordomi modern, i cili vjen në formën e një fermeri lokal me çimze llastiku.

Fun

08/06/2017 16:58

Ai i shoqëron klientet deri në vendin mbi kodër ku është sajuar një dhomë e hapur pa mure e ku është vendosur krevati dopio, ndërsa u ofron edhe raportet meteorologjike.

Projekti i dy vëllezerve binjakë Frank e Patrik Riklin dhe partnerit të tyre në biznes Daniel Charbonnier, kërkon të pasurojë traditën e mikpritjes në vendin e pasur të famshëm për bukurinë e rajoneve malore dhe zonave buzë liqeneve. hoteli i tyre me zero yje është vendosur në kodrat e Appenzell-it, shkruan Top Channel.

“Ne jemi artistë, nuk e bëjmë këtë si hotelierë. Ajo që na intereson është qëllimi në shoqeri. Një dhome pa mure, pa çati, në mes të natyrës, është çlirim i plotë. Është një lloj instalacioni i vendosur në një terren malor; ne e konsiderojmë vepër arti vetëm se me klientë dhe shërbim real”, thotë Patrik Riklin, bashkë-ideator.

Një tualete është vënë në dispozicion në një kasolle aty pranë. Versione të mëparshme të instalacionit përfshijnë vendosjen e shtretërve në një bunker bërthamor dhe në një vend në 1,600 metra lartësi të rajonit të thyer malor Grisons. Reuters thotë se ideatorët kanë pasur më shumë se 1.300 kërkesa për rezervime që kanë mbërritur deri nga Shtetet e Bashkuara, Australia e Afrika. /Lajmi.net/