Horoskopi, 4 korrik 2016

Horoskopi për sot.

Lifestyle

04/07/2016 09:20

Dashi

Megjithëse Mërkuri qëndron në pozicion të kundërt duke vënë në plan të dytë të gjitha çështjet në marrëdhënien tuaj në çift, përsëri do të arrini të sqaroni disa mosmarrëveshje. Beqarët që do kenë sot shumë mundësi për të realizuar takimet e ëndërruara. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme ata që janë në një marrëdhënie duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica vetëm për të ndryshuar statusin. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Është pikërisht kalimi tranzit i Mërkurit në shenjën tuaj që harmonizon jetën tuaj në çift. Ky ndikim bën që nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe disa kohë vetëm sesa të bëjnë zgjedhjen e gabuar. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm.

Gaforrja

Dita e sotme do të jetë më se normale ndoshta edhe pak melankolike për shkak të Hënës që nuk toleron, por në mbrëmje lajme të mira nga partneri/ja do të ngrenë paksa moralin. Beqarët do bëjnë mirë të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mos përziejnë dashurinë me paranë. Financat do përmirësohen dalëngadalë.

Luani

Qielli tregon përsëri shenjat dhe anët e mira sidomos në lidhje me partnerin/en. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka. Beqarët edhe pse do kenë takime interesante, nuk duhet kurrsesi t’i përshpejtojnë gjërat. Në planin financiar do dini si të veproni me shpenzimet dhe nuk do keni vështirësi.

Virgjëresha

Është pikërisht vullneti dhe dëshira për të hedhur hapa të mëtejshëm në marrëdhënien me partnerin/en që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv te ju. Nuk do t’ju mungojë mbështetja e njeriut të zemrës. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar situata do ndryshojë pozitivisht.

Peshorja

Disi të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj dhe e partnerit/es. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi. Beqarët nuk do dinë çfarë hapash të bëjnë për ta ndryshuar statusin dhe ka rrezik të mbeten vetëm. Për fat buxhetin do dini si ta mbani nën kontroll.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës, jo vetëm në sytë e partnerit/es, por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju. Beqarët do kenë takime mjaft mbresëlënëse të cilat do ju ndryshojnë të ardhmen. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju të dashuruarit sot. Është momenti i duhur për udhëtime. Beqarët do kenë vetëm mundësi për flirtime dhe asgjë më shumë. Financat do kenë përmirësime falë menaxhimit të mirë të të ardhurave.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare. Beqarët nuk duhet ta lënë t’iu ikë nga duart një rast që do iu jepet sepse mund të pendohen. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa u menduar mirë.

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara. Beqarët nuk do ndihen ende gati të bëjnë ndryshime në status. Në planin financiar do i hidhni hapat me maturi.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë. Beqarët do realizojnë takime të njëpasnjëshme, por asgjë nuk do vendosin. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet.