Horoskopi, 30 mars 2017

Horoskopi.

Lifestyle

30/03/2017 08:17

DASHI

Në planin e punës, rastet dhe kontaktet do të shumëfishohen por do të prisni akoma për të shijuar rezultatet. Duhet të jeni të vendosur nëse doni të mbroni vendin e punës.

DEMI

 Do të përballoni në mënyrën më të mirë disa çështje të mërzitshme e do të gjeni një zgjidhje radikale për një problem ekonomik. Venusi do ju bëjë mjaft tërheqës sot.

BINJAKET

Në punë bëni kujdes nga situatat pak të qarta. Keni nevojë për liri veprimi: në punën në grup do të merrni pozicionin e liderit. Për sa i përket ndjenjave jeni shumë të përkushtuar.

GAFORRJA

Ata që presin me padurim dashurinë e madhe, sot do të bëjë mirë të shikojnë me kujdes rreth e qark. Dikush tjetër duhet të bëjë zgjedhjen e tij, në të kundërt për të do vendosë partneri.

LUANI

Më në fund mund të shkëputeni pak nga detyrimet profesionale dhe ti kushtoheni plotësisht partnerit. Ndjenjat do të jenë në maksimum dhe do të përjetoni momente të bukura.

VIRGJERESHA

Do të keni një ditë të vështirë në përgjithësi. Të besosh është mirë, të mos besosh është më mirë. Kjo duhet të jetë motoja juaj për sot.

PESHORJA

Përpara se të firmosni një marrëveshje,propozoni një periudhë prove. Do të jetë mirë, si për ju dhe për palën tjetër. Merrini gjërat ashtu si do të vinë.

AKREPI

Nëse njihni ndonjë teknikë çlodhjeje, sot do të jetë momenti i duhur për ta përdorur. Një e papritur do të bëjë të humbni qetësinë, por do ti jepni zgjidhje shpejt.

SHIGJETARI

Dita e sotme do të jetë e qetë. Do të mund të shijoni momente relaksi larg emocioneve të forta. Merrni kohën që ju nevojitet dhe dedikojani plotësisht vetëm vetes tuaj.

BRICJAPI

Keni letra mjaft të mira për të luajtur, por jo gjithmonë arrini të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë. Sqaroni pozicionin tuaj me personat që ju rrethojnë, në mënyrë që debatet të mos bëhen pjesë e ditës së sotme.

UJORI

Pavarësisht impenjimeve të shumta sot do ju mbesë kohë e lirë për t’ju dedikuar hobeve tuaj apo dhe miqve. Partneri do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në organizimin sa më mirë të gjërave.

PESHQIT

Do të mundoheni të sforconi partnerin për të marrë një pozicion të vendosur, por do të jetë shumë e lodhshme. Do të jeni të shpërqendruar edhe në gjërat më të thjeshta.