Horoskopi, 17 korrik 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Përqendrohuni te marrëdhënia juaj në çift për të mos gabuar. Beqarët do jenë të hapur nga takimet, por edhe të zotët për të mbrojtur veten nga intrigat që mund të përballen.

Lifestyle

17/07/2016 08:13

Demi 21/4 – 21/5

Ditë pak e mërzitshme dhe me keqkuptime për të dashuruarit. Duhet t’ia dilni mbanë me më shumë përpjekje. Beqarët sado të mundohen nuk kanë për të gjetur dot princin e tyre të kaltër.

Binjakët 22/5 – 21/6

Ajo që po prisnit do të vijë në marrëdhënien tuaj në çift. Kjo do të jetë një tjetër ditë me fat. Beqarët do kenë një ditë euforike dhe gjithçka do ju ndryshojë si me magji.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Bëni kujdes, sepse sot mund të lindë një konflikt i rrezikshëm ose i komplikuar me partnerin/en. Beqarët do pranojnë edhe ftesa për aventura dhe për lidhje serioze.

Luani 23/7 – 21/8

Ditë e bukur për të dashuruarit. Në fakt, partneri/ja juaj nuk ka reshtur kurrë së ju dashuruari. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Mos bëni hapa mbrapsht mbi një vendim që tashmë e keni marrë, që i takon marrëdhënies suaj në çift. Ju keni të drejtë dhe nëse do ta bëni këtë gjë, personaliteti juaj do të humbë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Bëni kujdes në komunikimin tuaj me partnerin/en. Në të kundërt do të zhgënjeheni nga përgjigjja që do t’ju japë dhe ju nuk e meritoni këtë gjë. Beqarët do lodhen duke e kërkuar dashurinë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot do të jetë një ditë perfekte për t’i bërë kritikë vetes dhe për të zbuluar disa ana karakteri që duhen përmirësuar lidhur me partnerin/ en. Shmangni streset. Beqarët do kenë një ditë romantike.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Mos lejoni që xhelozia të fitojë mbi ju. Largojini nga mendja mendimet e kota mbi tradhtinë. Jini më të dashur me partnerin/ en. Beqarët do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Mund të keni nevojë për maksimumin e përqendrimit dhe të vullnetit për të zgjidhur ndonjë problem të vogël me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, shfrytëzojini.

Ujori 21/1 – 19/2

Një situatë që e keni veçanërisht për zemër është e rikuperueshme. Reflektoni dhe jeni të përgjegjshëm me partnerin/en. Beqarët do jenë shumë të hapur pas takime dhe nuk do lënë asnjë pa shfrytëzuar.

Peshqit 20/2 – 20/3

Kurrë mos thuaj kurrë: ajo që nuk ndodh për mijëra ditë mund të ndodhë në një çast. Por impulsiviteti që do t’ju karakterizojë sot mund të provokojë ndonjë problem në marrëdhënien tuaj në çift.