Horoskopi, 15 korrik 2016

Horoskopi për sot.

Lifestyle

15/07/2016 08:10

Dashi

Lërini mënjanë dyshimet dhe sot dhe vazhdoni përpara ose prisni edhe një ditë tjetër për të qenë më i qartë.

Demi

Të frymëzuar nga një mik, sot do të jeni shumë të gatshëm të ofroni ndihmë ndaj personave që kanë nevojë.

Binjakët

Sot është dita  të kaloni pak kohë me veten, dhe për të menduar sërish prioritetet tuaja.

Gaforrja

Shmangni gjithçka që kërkon shumë logjikë mendimi sot. Keni nevojë të mbështeteni më shumë në intuitën tuaj.

Luani

Sot duhet të tregoheni shumë të durueshëm dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

Virgjëresha

Miqtë do të jenë ngacmues ndaj jush sot. Do të sillen pa pjekuri, por mos lejoni që t’ju shkatërrojnë nervat në mënyrë të tillë sa të humbni kontrollin.

Peshorja

Dita e sotme do të jetë shumë pak nën kontroll, ndaj gjithçka mund të bëni është të shmangni përballjen e drejtpërdrejtë.

Akrepi

Jeni plotësisht në formë për të zbuluar mendimet tuaja dhe për të shijuar sa më shumë jetën.

Shigjetari

Do të humbni diçka shumë të rëndësishme për ju, tregohuni të kujdesshëm dhe mbajini sytë hapur ose të paktën përpiquni të mos lëndoheni shumë nga humbja.

Bricjapi

Energjitë tuaja mendore dhe shoqërore janë të sinkronizuara, ndaj do ta keni shumë të thjeshtë të përballeni me të tjerët dhe të komunikoni lirshëm me ta.

 Ujori

Jeni shumë të dhënë pas komunitetit apo planetit, kjo temë do të jetë frymëzimi juaj i ditës së sotme.

Peshqit

Kujdesuni për veten sot dhe mos harhoni kohën duke u marrë me të tjerët.