Horoskopi, 14 shtator 2016

Horoskopi sot.

Lifestyle

14/09/2016 08:24

Dashi
Keni aleatë të fortë Marsin, Saturnin dhe Uranin: të qënurit i përmbajtur, vendosmëria dhe gjallëria do t’ju mbështesin gjatë gjithë ditës. Hëna nga ana tjetër favorizon ëndrrat dhe projektet për të ardhmen. Ditë ideale për t’iu bashkuar një grupi, por edhe për të bërë paqe me partnerin/en.

Demi
Ndiheni sikur keni të drejtë për çdo gjë dhe rrezikoni ta tërhiqni perin aq shumë saqë mund ta këpusni. Dëshira për të patur sukses nuk duhet t’ju bëhet fiksim. Keni marrë tashmë rrugën e duhur për të përmirësuar situatën tuaj ekonomike. Jepini kohë – kohës!

Binjakët
Hëna dhe Venusi janë letrat tuaja fituese sot. Do të dini të jeni mjaft joshës dhe të ushtroni një farë influence tek personat që ju rrethojnë. Përdorni më së miri karizmën tuaj! Pak fat dhe një nivel i lartë vëmendjeje do t’ju lejojnë të arrini rezultate të shkëlqyera në punë. Lajme të mira për ata që kanë ndërmend të udhëtojnë. Çdo gjë do të shkojë vaj pa problemin më të vogël.

Gaforrja
Pyesni veten sinqerisht mbi atë që ju tremb më shumë: të dukeni apo të jeni. Në këtë moment në fakt mund t’i kushtoni më shumë rëndësi dukjes suaj, ndërsa do të ishte më e volitshme të kujdeseshit për esencën e gjërave. Moment ideal për të parë njerëz dhe për t’u takuar me persona me të cilët ishit ftohur. Vlerësoni me qetësi një çështje që paraqitet interesante për ju.

Luani
Sot do të jeni të zënë dhe do të keni një problem për të përballuar, por që me pak qetësi dhe durim gjithçka do të sistemohet. Shqetësimi që ushqehet nga Hëna tek Ujori, përfshin edhe sektorin sentimental dhe do t’ju duhet një punë gjigante për ta evituar, sidomos nëse doni të bëni një aventurë.

Virgjëresha
Punë, punë dhe përsëri punë… Nuk do të ishte rasti ta merrnit pak më qetësisht? Kështu nuk do të shkaktonit as probleme në shëndetin tuaj. Sot këshillohen argëtimet me miqtë më të dashur. Nëse punoni nën varësinë e dikujt ka ardhur rasti që keni qenë duke pritur për t’u rritur profesionalisht. Mbrëmje e qetë, në intimitet me partnerin/en.

Peshorja
E pasur me të reja kjo ditë, si në punë, ashtu edhe në jetën sociale. Krijues dhe të shoqërueshëm më shumë se kurrë, do të keni mundësinë të avanconi në disa propozime, të gjeni zgjidhje, të propozoni variante të pazakonta sa do t’i lini të gjithë me gojë hapur. Parashikohen shumë kontakte, takime dhe ftesa për në mbrëmje, njëra prej të cilave do t’ju ngjallë interes dhe do të bëjë që t’ju rrahë zemra fort.

Akrepi
Kjo ditë ju gjen më pak të shoqërueshëm se zakonisht, për shkak të luhatjeve hënore. Duke qenë se nuk arrini të stabilizoni një sintoni të plotë me të tjerët, do të mendoni se dikush nuk do të jetë plotësisht i sinqertë dhe se kërkon me çdo kusht t’ju vendosë në vështirësi. Relaksohuni.

Shigjetari
Planetet ju bëjnë në mënyrë të veçantë intuitivë dhe strategë. Do të jeni lojtarë të shkëlqyer shahu. Mos i lejoni kundërshtarëve të shikojnë objektivat tuaja. Në momentin e duhur do të lëvizni gurët dhe dhe do të bëni një lëvizje të “çmendur”. Do të jeni fitues edhe në dashuri. T’ia lini partnerit iniciativën në dashuri mund të jetë një mundësi e shkëlqyer dhe asgjë nuk do t’ju shpërblejë më shumë se kjo.

Bricjapi
Dita sot do të jetë e këndshme dhe me shumë mundësi. Do të arrini rezultate të shkëlqyera në fushën profesionale, ndërsa në mbrëmje do të krijohet një atmosferë me një harmoni të shkëlqyer dhe bashkëpunim me personin e zemrës, pas disa ditëve jo pak të vështira. Nuk do të mungojnë argëtimet në mbrëmje dhe ndonjë mundësi për beqarët.

Ujori
Romanticizmi, ëmbëlsia dhe mirëkuptimi do ta bëjnë jetën në çift të papagueshme. Kjo është dita ideale për t’u marrë me çështjet e zemrës. Nëse jeni beqarë përdoni sharmin tuaj dhe nuk do të zhgënjeheni. Në punë do të bini në sy për aftësinë e padiskutueshme dhe për shpirtin sipërmarrës.

Peshqit
Nëse jeni lumturisht në çift, yjet e dashurisë ju mbushin zemrat me romanticizëm dhe emocione. Merrni pak kohë për vete, për të pushuar dhe relaksuar, nëse ndjeni lodhje dhe mungesë humori.