Honor 10: Një fuqi e madhe me cilësi të mirë dhe çmim të pranueshëm

Mund të themi se dallimet mes Huawei P20 dhe Honor 10 janë minimale, por dallimi në çmim është i rëndësishëm. Ndërsa P20 shet për rreth 650 euro, Honor 10 mund të blihet për 470 euro.

Auto & Tek

20/06/2018 21:40

Huawei kinez këtë vit është një nga yjet më të shndritshëm në tregun mobil. Duke lëshuar tri modele të vlerësuara në ka hyrë në garë me kompanitë gjigante si Samsung dha Apple.

Çmimi më i pranueshëm se sa “Huawei Brothers” i tij, por pothuajse asgjë më keq, Honor 10 u drejtohet të gjithëve që duan një sens premium për më pak para.

Pa ndonjë vonesë mund të themi se dallimet midis Huawei P20 dhe Honor 10 janë minimale, por dallimi në çmim është i rëndësishëm. Ndërsa P20 shitet për rreth 650 euro, Honor 10 mund të blihet për 470 euro.

Teknologjia në Honor 10 njeh më shumë se 500 skenarë në 22 kategori në kohë reale dhe zbaton parametrat specifikë të skenës për secilën foto.

Bateri
Me një bateri 3400 mAh, Honor 10 duhet të përballojë një ditë të përdorimit intensiv. Nëse nuk jeni një nga ata që nuk e dorëzojnë telefonin gjatë gjithë ditës, ajo do të durojë më shumë se kaq. Me përdorim mesatar, në fund të ditës duhet të qëndroni rreth 30 deri 35 për qind të baterisë. /Lajmi.net/