Homazhe për heroin kombëtar Isa Boletini

Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë kanë filluar homazhet në nderim të heroit kombëtar, Isa Boletini.

Lajme

09/06/2015 14:44

Eshtrat e këtij heroi që pritet të rivarrosen në vendlindjen e tij në Boletin, aktualisht po qëndrojnë në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke i mundësuar kështu deputetëve, fytyrave të ndryshme publike si dhe qytetarëve të bëjnë homazhe.

Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur edhe një seancë në nderim të figurës së Isa Boletinit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se deputetët dhe e gjithë populli janë krenarë që mund të bëjnë nderime shtetërore për Heroin Kombëtar, Isa Boletini.