Hitet e pavdekshme të Kampionateve Botërore dhe suksesi i garantuar i ‘Live it up’

Kupa, është synimi që 32 ekipet të cilat marrin pjesë në secilin Kampionat Botëror presin për ta fituar.

ShowBiz

14/06/2018 12:52

Ndër vite ky organizim i madh i futbollit është shoqëruar me këngë zyrtare dhe performanca të ndryshme të magjishme, shkruan lajmi.net

Këtë vit do të mbahet në Rusi dhe loja e parë do të zhvillohet ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Sot, e enjte bëhet hapja e Kampionatit ‘Rusia 2018’ ku para afro 80.000 tifozëve që pritet të shkojnë për ta parë ndeshjen në stadiumin Luzhniki në Moskë ku do të performoj këngëtari Robbie Williams i cili shoqërohet nga sopranoja ruse që fitoi konkursin 2013 të Operalia, Aida Garifullina.

Kampionati Botëror mbahet çdo katër vjet në shtete të ndryshme dhe secilin organizim ka këngën zyrtare.

Sivjet, një ndër zërat është këngëtarja Era Istrefi e cila me këtë pjesëmarrje shënoj edhe një sukses tjetër të madh në karrierën ndërkombëtare, pas atij të këngës ‘Bon bon’.

‘Live it up’ titullohet kënga zyrtare e këtij Kampionati dhe vjen në duet me Era Istrefin, Will Smith dhe Nicky Jam.

YouTube player

Kjo këngë është pëlqyer nga publiku dhe numri i atyre që e kanë dëgjuar në Youtube shkon deri në 20 milionë, duke mos harruar se njëherë u publikua versioni audio i cili u klikua 21 milionë herë në po të njëjtin kanal zyrtar.

‘Live it up’ menjëherë pas publikimit nisi të qarkulloj në pothuajse të gjitha mediat shqiptare dhe ato të huaja, madje edhe serbe.

Komentet nëpër rrjete sociale nisën poashtu menjëherë dhe Era Istrefi pranoj duartrokitje të panumërta për atë çfarë ka arritur dhe për faktin se po na bën krenar.

Përveç këtyre, pranë videos së publikuar në Youtube, komentet ishin nga më të ndryshmet në gjuhë poashtu të ndryshme.

Erën e kanë përgëzuar për zërin mirëpo ka pasur të atillë që kanë anuar në drejtim të këngëtarëve të tyre të preferuar prej vitesh, Will Smith dhe Nicky Jam.

 

Shakira- Waka Waka (This Time for Africa) ishte kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të vitit 2010 që u mbajt në Afrikën e Jugut.

Këngëtarja kolumbiane pati quar të gjithë publikun në këmbë atë kohë dhe pikërisht ajo këngë po klikohet edhe sot duke thyer rekord në kanalin zyrtar në Youtube.

Pranë videos, në ditët kur po bëhej përzgjedhja e këngëtares zëri i të cilës do të ishte kryesori në Botëror ka pasur reagime të shumta pranë videos së Shakirës të cilët i kanë thënë së do të duhej të ishte ajo sërish këngëtarja e cila do ta këndoj këngën zyrtare të Kampionatit.

Në Kampionatin Botëror Afrika 2010 kampion u shpall Spanja.

YouTube player

Pit Bull- We are one (ole ole) ishte kënga e Botërorit 2014 e cila poashtu u pëlqye nga publiku. Edhe pranë kësaj videoje janë mbledhur një numër i madh klikimesh dhe sot kur po pritet të nis Kampionati Botëror në Rusi. Edhe këtu ka pasur të atillë që e kanë kujtuar Kampionatin e 2014-tës si ngjarjen e tyre më të rëndësishme.

Para katër vitesh u mbajt në Brazil ku u mblodhën një numër i madh i njerëve, simpatizantë të futbollit.

Për dallim nga kënga e Shakirës, kjo e Pitt Bull është klikuar më pak.

Në Kampionatin Botëror Brazili 2014 kampion u shpall Gjermani.

YouTube player

Nga e gjithë analiza po del se këngët e Kampionatit Botëror do të mbesin gjatë në kujtesën e secilit, sidomos atyre që ekipi favorit u bëhet kampion.

Bazuar në klikimet por edhe komentet pozitive dhe të shpeshta që janë vënë poshtë videove kjo dëshmohet qartazi. E akoma më shumë kjo bëhet kur në komentet që hasim përmendet Botërori 2018 që do të mbahet sot.

Publiku nuk i ka harruar asnjëherë këngët zyrtare të Kampionatit dhe kjo tregon sa e rëndësishme është pjesëmarrja e Era Istrefit atje.

Këngëtarja kosovare do të performoj në natën finale të ‘Rusia 2018’ dhe këtë e ka konfimuar sot ( e enjte) nëna e saj Syzana Tahirsylaj për lajmi.net

Pas katër vitesh Kampionati Botëror pritet të mbahet në Katar më pas në 2026-tën për herë të parë do të mbahet në tri vende: Amerikë, Meksikë dhe Kanadë./Lajmi.net/

A.A