Historianja serbe: Kostiq tha të vërtetën për Kosovën

Historianja serbe Latinka Peroviq, i ka dhënë mbështetje kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq, i cili para ca ditësh kishte deklaruar se, “Serbia e ka humbur Kosovën de facto dhe de jure”.

Lajme

20/10/2015 14:06

“Në vend që politikanët të mësojnë nga njerëzit e dijes, ata i ftojnë për bindje e dëgjueshmëri”.

“Presidenti i Akademisë ka thënë të vërtetën në lidhje me pavarësinë e Kosovës, dhe në këtë rast ka vepruar si një intelektual i pavarur dhe i përgjegjshëm”, ka thënë Petroviq për mediat serbe./KK