Historia e 24-vjeçares që bën seks me vëllain: Kemi marrëdhënie të veçantë…

Një 24-vjeçare ka treguar historinë e saj dhe ka kërkuar ndihmën e psikologes Deidre në ‘The Sun’.

Lifestyle

26/08/2016 10:43

Ajo së fundmi ka zbuluar se personi me të cilin është lidhur dhe kryen marrëdhënie seksuale është vëllai i saj.

Letra e vajzës:

Kam rënë në dashuri me parukierin tim. Ai është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. Por së fundmi kam zbuluar se ai është gjysmë vëllai im nga babai. Unë jam 24 vjeç, ai 28.

Marrëdhënia jonë është e veçantë. Ne qeshim, bëjmë shaka, seksi është i përsosur. Jemi të dashuruar dhe kohët e fundit kemi filluar të flasim për martesën. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që kemi të njëjtin gjak, deri sa unë një ditë takova hallën time. Ajo më pyeti për emrin e tij dhe më pyeti si dukej. Unë i tregova foton e tij. Ajo tha se babai im ka një fëmijë me një grua tjetër para se unë të lindja.

Nuk i kam thënë akoma të dashurit, por e di se do të shkatërrohet kur ta marrë vesh.

Duhet t’ia them apo ta mbaj të fshehtë? Unë e dua me gjithë zemër, por e di se kjo gjë është e gabuar.

Përgjigjia e psikologes:

Inçesti është i paligjshëm dhe ligji është ligj. Marrëdhënien që keni tani nuk mund ta vazhdoni akoma. Nuk duhet që të fshehni të vërtetën. Për momentin do të ishte më mirë që të rrinit larg njëri-tjetrit.