Heqja e maskës, Selmanaj e pranon se kam qenë në kontakt me LDK-në që një kohë

Ish-analisti Driton Selmanaj, ka theksuar se ai ka hyrë në politikë, sepse ka menduar se është i pamjaftueshëm angazhimi i tij, vetëm përmes shoqërisë civile dhe fjalëve.

Lajme

25/05/2017 21:25

Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “vjen një moment kur t’i e sheh se proceset po vinë duke u degraduar, dhe se gjithçka është në nivel të degradimit”.

“Sot e vëren që diçka s’po funksionon, dhe segmenti me i urryer është profesioni i politikanit shihet me urrejtje nga ana e njerëzve. Unë personalisht, më kanë bërë të mendoj se njerëzit dëshirojnë ta shohin një klasë tjetër politike”, ka shtuar Selmanaj.

Ai tutje ka thënë se  është krenar që është pjesë e LDK-së.

“S’kam besu se kaq shumë vlera brenda LDK-së”, ka thënë Selmanaj.

Ai e ka pranuar se ka një vit që kam pasur kontakte me njerëzit e LDK-së që të angazhohem. /Lajmi.net/