I hedhin salcë ministres së Arsimit të Shqipërisë (Video)

Në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, aktivistët e Lëvizjes për Universitetin, kanë spërkatur me salcë ministren e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Lajme

17/11/2016 19:21

Në faqen në Facebook, “Për Universitetin”, thuhet: “Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes ‘Për Universitetin’, kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe Qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot, mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla”.

Studentja që hodhi salcën është Mirela Ruko. Ajo, pas ngjarjes, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 në Tiranë.

Kjo është hera e dytë që aktivistë të tillë sulmojnë anëtarë të Qeverisë. Rasti i parë qe goditja me vezë e kryeministrit Edi Rama.