Haziri për arrestimin e zëvendësministrit Cena: Politika të jetë gardian i bizneseve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar rastin e fundit të arrestimit të zëvendësministrit Musa Cena për ryshfet.

Lajme

22/10/2018 23:42

Thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është imune ndaj krimit dhe korrupsionit.

Për këtë ai ka përmendur një varg arsyesh.

“Politika duhet me qenë gardian i bizneseve”, tha Haziri në T7.

“Ka edhe aktakuza tjera, ka aktakuza për krim të organizum, korrupsion, shantazh’, shtoi ai.

Kryetari i Gjilanit përmendi edhe Qeverinë e kaluar e udhëhequr nga shefi i tij partiak, Isa Mustafa.

Sipas tij, kjo ishte Qeveria e vetme që nuk ishte përfshirë në skandale të tilla.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rural, Musa Cena, është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar.