Hawking: Nuk duhet frikuar nga robotët, por nga kapitalizmi

“Nëse makinat prodhojnë çdo gjë që ne duam, rezultati do të varet vetëm në atë se si do të shpërndaheshin gjërat”.

Bota

09/10/2015 19:01

Makinat nuk do të sjellin apokalipsin e ekonomisë, por vetë njerëzit, ka thënë fizicienti Stephen Hawking, raporton huffingtonpost.

“Nëse makinat prodhojnë çdo gjë që ne duam, rezultatet do të varen nga ajo se si shpërndahen të mirat. Çdo kush mund të shijojë një jetë të lirë luksoze nëse pasuria e makinave prodhuese shpërndahet në mënyrë të barabartë, apo mund të jetë e kundërta, njerëzit përfundojnë shumë të varfër nëse prodhuesit arrijnë që të mirat nga këto makina përmes lobimit, mos t’i shpërndajnë në mënyrë të barabartë. Deri më tani, trendi i zhvillimit shkon drejtë mundësisë së dytë”, ka thënë Hawking, transmeton lajmi.net.

Pra, pronarët e makinave do të jenë borgjezë të erës së re, në të cilën korporatat e tyre nuk do të ofrojnë vende pune për njerëzit.

Si rrjedhojë, hendeku në mes të njerëzve shumë të pasur dhe të tjerëve është duke u shtuar. Për fillestarët, kapitali – si stoku apo edhe patundshmëria  dhe vlera e aksioneve rriten më shpejtë se sa ngritja reale e ekonomisë, sipas ekonomistit francez, Thomas Piketty. Pasuria e njerëzve të pasur shumëfishohet në krahasim rritjen e pagave, kështu që klasa punëtore nuk do të arrijë kur ta kap këtë trend.

Por nëse Hawking ka të drejtë, problemi nuk do të paraqitet tek çështja e barazimit të plotë këtij hendeku. Sfida do të paraqitet në tendencën për ta përafruar sado pak atë./lajmi.net/