Havolli: Rinumërimi i votave i nevojshëm për të pastruar situatën e parregullësive

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ritheksuar edhe njëherë se ky subjekt partiak konsideron se është i nevojshëm rinumërimi i votave të zgjedhjeve të balotazhit.

Lajme

21/11/2017 18:15

Havolli në Info Magazine shtoi po ashtu se rinumërimi i votave është i nevojshëm që të identifikohen problemet që janë shfaqur gjatë numërimeve, pasi sipas tij ndaj LDK-së pati parregullësi.

”Është e natyrshme kërkesa e LDK-së sepse e para e punës rezultati është jashtëzakonisht i ngusht”.

”Janë identifikuar edhe gabime gjatë ditës së djeshme, ku vetëm në një qendër janë identifikuar afër 100 vota”.

”Ka një numër të konsiderueshëm të fletëvotimeve të zbrazëta brenda kutive. Është një numër prej 600 flet votimeve të tjera të cilat janë të pavlefshme, e të cilat kërkojnë një hetim të mirëfillt”.

Këto komente përfaqësuesi i LDK-së, Sokol Havolli i dha sot në Info Magazine të Klan Kosova, ndërsa shtoi se duhet respektuar vullnetin e qytetarëve duke specifikuar kështu qytetarët e Prishtinës.

”Është e rëndësishme të kërkojmë edhe njëherë një rinumërim që do të kishte pastruar këtë situatë të krijuar marrë parasysh gabimet dhe disa fletëvotime të dëmtuara”.

”Kërkesa e LDK-së është që dëshira e vullnetit të qytetarëve të Prishtinës të çohet në vend”, ka përfunduar Havolli, në Info Magazine.