Havolli: Prokuroria ta hetojë Shpend Ahmetin për korrupsion

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, ka sulmuar të martën kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e cilësuar atë mashtrues ordiner.

Lajme

29/08/2017 19:10

Duke folur për dërgimin në Prokurori të 70 dosjeve kundër qeverisjes komunale të Isa Mustafës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Havolli ka thënë se “çdo ditë prokuroria po sqaron se 70 lendet e dërguara nga Shpend Ahmeti, nuk përmbajnë elemente penale”.

“Kjo i bie që Shpendi e ka bërë atë që di më së miri, mashtrimin”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Këshilltari i kryeministrit në largim i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetime ndaj Ahmetit për, siç ka thënë ai, “dhënie të lejeve objekteve te cilat vet i ka derguar në prokurori”.

“Duket se i ka shantazhuar ndërtuesit e atyre ndërtimeve, dhe, përnjëher po të njejtit i pajisë me leje. Vetëm korrupsioni e shpjegon këtë sjellje të Shpendit, e cila po ashtu, shkelje e ligjit”, ka shkruar Havolli në rrjetin social