Hashim Thaçi: Spanja nuk është Serbi dhe Katalunja nuk është Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu besimin e tij se Spanja, “një vend mik”, do ta njohë “së shpejti” pavarësinë e vendit të tij në një intervistë ekskluzive për EFE-n, ku evitoi cfarëdo paralelizmi ndërmjet ndarjes nga Serbia dhe lëvizjeve për pavarësi në Spanjë, duke nënvizuar se “Spanja nuk është Serbi dhe Katalunja nuk është Kosovë”.

Lajme

26/06/2016 13:29

 

Shefi i Shtetit i Kosovës, i cili do të marrë pjesë në aktet e inaugurimit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë, së bashku me Mbretin Juan Carlos dhe presidentët e Kilit, Hondurasit, Kostarikës, Tajvanit dhe Republikës Dominikane, ndër të tjerë mandatarë të ardhur nga e mbarë bota, e përshkruajti si “tolerancë zero” politikën e vendit të tij në lidhje me ata që i definoi si integrues të “grupeve kriminale dhe terroristë radikalë islamikë”, dhe siguroi se vendi i tij do të jetë pjesë aktive në sistemin kundër terrorist global”.

Hashim Thaçi pohoi se “Spanja është një vend mik i Kosovës”, duke qartësuar se vendi i tij “nuk ka marrëdhënie me administratat autonome të Katalunjës dhe Euskadit”, dhe precizoi se “institucionet e Kosovës mbajnë raporte të mira me institucionet e Spanjës në Madrid”. Në këtë kontekst, ai shprehu bindjen e tij se Spanja “do ta marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pres që këtë do ta bëjë shpejt, por do të shtoj edhe dicka më shumë: Spanja nuk është Serbi dhe Kosova nuk është Katalunja”.

“Unë e kam vizituar Madridin. Spanja ka pranuar dokumentin me të cilin është shpallur pavarësia. Po ashtu, anëtarësimi i Kosovës në organizatat, së fundi në UEFA dhe në FIFA, është mirëpritur nga të gjithë. Spanja ka aplauduar dhe përgëzuar për paqen e arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel”.

“Ushtarët spanjollë kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në KFOR”, qartësoi presidenti kosovar, duke shtuar se “po ashtu, të gjithë përfaqësuesit spanjollë në organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Në vendin tim ekziston një pranim i fuqishëm i Spanjës në opinionin publik, siç dëshmon fakti se shumë kosovarë janë përkrahës të Real Madridit ose të Barcelonës”.

Tolerancë zero me terrorizmin

Hashim Thaçi, në intervistën me EFE-n, foli edhe për përkushtimin e vendit të tij – 96 për qind e të cilit janë popullatë myslimane, në luftën kundër terrorizmit islamik. “Të gjithë e dinë se ne nuk kemi asgjë të bëjmë me aktivitetet kriminale dhe terroriste”. Në Kosovë ka “tolerancë zero” për këto aktivitete.

 

“Kosova, njëjtë si vendet e tjera, nuk ka qenë imune sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme, megjithatë ne tashmë kemi legjislacionin e nevosjëhm për ndalimin e radikalizmit të popullatës”, shpjegoi Hashim Thaçi, duke kujtuar se “unë, si kryeministër, e kam marrë vendimin për bërjen e një ligjit me qëllim të parandalimit të radikalizmit të popullatës dhe se kemi marrë vendime për arrestimin e atyre personave që kanë shkuar atje, duke përfshirë edhe disa imamë”.

Presidenti i Kosovës shpjegoi se “kemi identifikuar ndërmjet 40 dhe 50 qytetarë kosovarë në Siri, porse, si konsekuencë e politikës së edukimit në tolerancë, gjatë dhjetë muajve të fundit nuk ka shkuar asnjë qytetar në këto luftëra”. Ai tha se “disa nga qytetarët tanë tashmë janë dënuar me burg dhe disa të tjerë janë në pritje të verdiktit”, duke shtuar se “Barak Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara, e ka vlerësuar Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në regjion”.

Kryeministri, në momentin kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, Hashim Thaci, shprehu falënderimin e tij për vendet latine-amerikane që tashmë e kanë njohur pavarësinë e vendit të tij, e cila, siguroi ai, “ka sjellur paqe dhe stabilitet në regjion”.

“Shpallja e pavarësisë sonë ka ndodhur në koordinim me komunitetin ndërkombëtar, nuk ishte një shpallje e njëanshme”, nënvizoi presidenti kosovar, duke përsëritur se “kemi prodhuar argumente të tolerancës dhe të zhvillimit, kemi implementuar kriteret dhe standardet e nevojshme për vendet të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë.”

Thaçi shfrytëzoi prezencën e tij në Panama, ku do të ketë një agjendë të gjerë të takimeve bilaterale, me qëllim të nxitjes së vendeve latine-amerikane për njohjen e vendit të tij. Në këtë kontekst, ai tha se Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 111 vende dhe u shpreh i kënaqur për pranimin rishtazi në UEFA dhe në FIFA, për ç’gjë beson se do të ketë një rëndësi të madhe “në forcimin e Shtetit”.

Brukseli nuk duhet ta maltretojë Ballkanin

Dy ditë pas referendumit në Britaninë e Madhe për dalje nga BE-ja, presidenti i Kosovës tha se 90 për qind e qytetarëve të vendit është përkrahës i integrimit të saj në BE dhe në NATO.

“Qëllimi dhe vizioni i Kosovës është të qenët pjesë integruese e familjes evropiane”, shtoi Thaci, duke shpjeguar sipas gjykimit të tij se “Brexit nënkupton fundin e kësaj formule të BE-së dhe duhet të nënkuptojë fillimin e një filozofie të re të bazuar në vlerat që inspiruan themeluesit e saj”.

Presidenti i Kosovës precizoi se “qëllimi dhe vizioni i Kosovës është të qenët pjesë e këtij Unioni, pavarësisht Brexit-it. Ne nuk kemi alternativë tjetër përveçse të jemi pjesë e familjes evropiane”, dhe përfundoi: “Brukseli, që tashmë është vonuar me integrimin e vendeve të Ballkanit, nuk duhet t’i maltretojë kërkesat për të qenë pjesë e BE-së”.