Hasanaj: Duhet të ndërrojë mentaliteti për kujdesje ndaj ambientit

Let’s Do It Kosova, për të gjashtin vit me radhë, organizon sot aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën” ku pritet të marrin pjesë mijëra vullnetarë, të cilët do të angazhohen për pastrimin e ambientit nga mbeturinat.

Lajme

24/05/2017 09:04

Luan Hasanaj drejtor në organizatën Let’s Do It Kosova, ka thënë se duhet ndërruar mentaliteti dhe të kemi më shuam vetëdije për ambientin. “Edhe qytetarëve dhe institucionet duhet të kemi më shumë kujdes”, ka thënë Hasanaj sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ai ka thënë se cdo ditë ata po angazhohen që të ketë ambient të pastër. “Ne si organizatë kemi nxitur debat. Jemi model dhe shembull për të tjerët”, ka thënë ai.

Sipas tij komunat do të angazhojnë edhe makineri për t’i larguar deponitë me mbetje të ndryshme, e në veçanti ato më të rrezikshmet për shëndetin e qytetarëve.

Ai ka bërë me dije se sot do të marrin pjesë shumë vullnetarë, përfaqësues të ndryshëm etj. “Ne kemi arritur që mesazhin për ambientin të dërgojmë tek qytetarët”, ka thënë ai. Sipas tij edhe në shkollat duhet të këtë mësime për ruajtjen e ambientit.