Harrohet platoja në Dardani, qytetarët ankohen

Projekti i platosë në lagjen Dardania në kryeqytet  ka mbetur i pa përfunduar, ndonëse ka dy vite që Komuna e Prishtinës hapi tenderin për kryerjen e punimeve.

Lajme

12/01/2017 23:20

Qytetarët e  kësaj lagje  janë ankuar duke thënë se është një projekt i tejzgjatur dhe kjo po bëhet falë neglizhencës së Komunës dhe kompanisë së kontraktuar.

Madje qytetarët po ankohen edhe për rrezikshmërinë për fëmijë në këto punime, duke thënë se rreziku vjen nga lenia e hekurave dhe hapja e vrimave.

Adonis Tahiri zëdhënës i komunës ka thënë e pranon se në këtë projekt ka pasur vonesa, por që sipas tij kompania është detyruar të sigurojë pllakat e nevojshme për këtë projekt.

YouTube player