Haradinaj ua jep paratë veteranëve për të shkuar në deti

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë të kënaqur vetëm me pensionet nga shteti. Ata i kanë bërë edhe një kërkesë kryeministrit, Ramush Haradinaj, të cilën ai ua përmbushi sot.

Lajme

29/05/2018 14:38

Qeveria ka shqyrtuar kërkesën e OVL-së për ndarje të mjeteve prej 300 mijë euro për 1500 veteranë, për të shkuar në pushime në bregdetin e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Haradinaj  ka thënë se ka takuar disa nga veteranët ku një pjesë e tyre janë invalidë dhe në gjendje të rëndë. /Lajmi.net/