Haradinaj të mërkurën për vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën do të qëndrojë për një vizitë zyrtarë në Maqedoni, në të cilën ai do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev.

Lajme

16/04/2018 14:28

Haradinaj gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë të Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Siç raportojnë mediat atje, temë diskutimi do të jenë marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet edhe data e mbledhjes së përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Po në këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Federika Mogherini./Lajmi.net/