Haradinaj takon Merkelin: I kërkon mbështetje për vizat, ushtrinë, dialogun…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar në Londër, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajme

10/07/2018 18:35

“Gjermania është shtyllë e fortë e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe ne e kemi partner strategjik në ekonomi dhe politikë.

Këtë ia thashë edhe Kancelares Angela Merkel, në takimin bilateral që sot e zhvilluam me të.

Nga zonja Merkel kërkova mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt transformimit të FSK-së.

Kancelares Merkel pata rastin t’i tregojë për punën që kemi bërë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

E njoftova edhe për punën në ligjin e ri për investime strategjike dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren, që është garant i partneritetit të fuqishëm ekonomik të Kosovës me shtetin gjerman”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas takimit me Merkelin. /Lajmi.net/