Haradinaj takon Ilir Metën, flasin për proceset në Kosovë dhe Shqipëri

Kryeministri Ramush Haradinaj është takur sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Lajme

21/05/2018 15:51

“Sot u takova me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin bashkëbiseduam për proceset aktuale në të cilën po kalojnë të dyja vendet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe statusi i kandidatit për Shqipërinë, janë hapa të mëdhenj për ne, por edhe për rajonin në përgjithësi”, shtoi Haradinaj.

“Në këto dy çështje por edhe për procese të tjera, bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri do të vazhdojë të fuqizohet”, përfundoi Haradinaj.