Haradinaj takon bashkatdhetarët në Belgjikë: Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku sonte ka takuar bashkatdhetarë që jetojnë në Belgjikë.

Lajme

16/11/2017 19:36

Haradainaj ka thënë se “mbështetja për diasporën tonë do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcoje rrugën tonë drejt integrimeve”.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Në mjediset e shtëpisë sonë, Ambasadës së Kosovës në Bruksel, sonte takova bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Belgjikë.

Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.

Mbështetja për diasporën tonë do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcoje rrugën tonë drejt integrimeve.

Në përgatitje për takimin me Këshillin e Stabilizim Asociimin këtu në Bruksel e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre.