Haradinaj takohet me diplomatin gjerman

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marr pjesë në ditën e ditë të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Lajme

16/02/2019 10:07

Haradinaj tregon se është takuar me nikoqirin e kësaj konference Wolfgan Ischinger dhe me liderë të tjerë botërorë.

Dje, kryeministri i Kosovës, i ka kërkuar Gjermanisë që të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, Haradinaj ka deklaruar dje se janë vetem dy persona të cilët mund të zgjidhin situatën e Kosovë – Serbi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

“Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi. Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj ne facebook. /Lajmi.net/