Haradinaj: Skënderbeu ruajti flakën e lirisë për ne, mesazhin e saj ta kthejmë në paqe

Në shënim të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot-Skënderbeut, është promovuar Pulla Postare "Skënderbeu" nga Posta e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë.

Lajme

17/01/2018 16:18

Në këtë akademi mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai tha se Skënderbeu ruajti flakën e lirisë në ne, ndërsa që tani duhet që mesazhin e lirisë ta shndërrojmë në atë të paqes.

“Gjergj Kastrioti e ruajti flakën e lirisë në ne, pesë shekuj me radhë. Ne jemi të obliguar që mesazhin e lirisë ta shndërrojmë në mesazh paqeje e bashkëpunimi, në mesazh pune e solidariteti, që liria të jetë vlerë në shtetin modern”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Lajmi.net/