Haradinaj: Shumica që flasin për Rugovën sot, dikur ia kanë nxi jetën

Kandidati për kryeminisër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Lajme

30/05/2017 18:26

Këtu ai ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se shumë nga ata që sot thirrën në emër të tij, dikur ja kanë nxi jetën.

“Ka shumë që vijnë e ju flasin në emër të Rugovës, por shumicë që flasin për të sot dikur ja kanë nxi ejtën. Ka disa që edhe e kanë nderuar dhe e nderojnë edhe sot”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net

Ai e ka kritikuar pushtetin lokal të Prishtinës dhe atë qendror se nuk ka bërë sa duhet për këtë lagje.

“Kosova dhe Prishtina janë koritur me Kodrën e Trimave. Mënyra se si është lënë kjo lagje, që nga infrastruktura rrugore, energjetike e deri te ajo sportive”, shtoi lideri i AAK-së.

Haradinaj gjithashtu ka pretenduar se ai nuk është koritur me popullin, pasi nuk i ka bërë pazare vlerat e vendit.

Ai ka thënë se e respekton UÇK-në, sakrificën e familjes Jashari, Pajaziti e të gjithë dëshmorëve. /Lajmi.net/