Haradinaj shpall zgjedhjet e përgjithshme në AAK

Kryeministri i vendit njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në parti.

Lajme

06/01/2018 19:50

 

Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim në facebook, pas një takimi me anëtarët e Aleancës që është mbajtur sonte.

“E kemi nisur një vit të ri me Aleancën, me të gjithë njerëzit e saj të mirë e të devotshëm, për vendin dhe të ardhmen e tij.Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës.Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë.Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ndryshe zgjedhje të brendshme së shpejti do të ketë edhe PDK-ja e VV-ja. /Lajmi.net/