Haradinaj pritet nga Rama me nderime të larta shtetërore (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur nga homologu i tij në Shqipëri Edi Rama.

Lajme

27/09/2017 10:14

Haradinaj është duke zhvilluar vizitën e parë jashtë vendit në cilësinë e kryeministrit në Shqipëri, ku pritet të diskutohet për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Haradinaj dhe Rama kanë hyr në takim me dyer të mbyllura, dhe pritet t’iu adresohen mediave më vonë./Lajmi.net/