Haradinaj për Erdoganin: Nuk mund ta jap shtëpinë për hatër të një miku

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj edhe sonte ka komentuar deportimin e shtetasve turq.

Lajme

04/04/2018 20:56

 

Gjatë emisionit ‘Debat+’, Haradinaj ka thënë se punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyet Turqinë.

“Nuk jam përzier në punët e Turqisë, punët e Kosovës do t’i kryej pa i pyet ata, nuk i njoh shumë mirë zhvillimet atje. Qytetarët e Kosovës nuk janë budallenj ata dinë me gjyku. Në shtëpinë tem ka ndodhë diçka e pahijshme, kam vepruar ashtu siç është dashtë me Kushtetutë”, është shprehur kryeministri, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se nuk mund ta shantazhojë askush përpos së drejtës.

“Nuk mund të jap shpinë për hatër të një miku”, ka shtuar Haradinaj.

Sa i përket numrave të koalicionit qeverisës, ai ka thënë se tani ka më shumë sesa ka pas më herët.

“Që nga koha e proceseve që i kam kalu kam marrë plotë mbështetje të Grupeve Parlamentare”./Lajmi.net/