Haradinaj: Nderim të përjetshëm për të rënët në flakën e janarit – Lajmi.net
Haradinaj: Nderim të përjetshëm për të rënët në flakën e janarit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 13:02, 12 January 2019
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë mesditën e sotme homazhe tek lapidari dhe varret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan.

Haradinaj aty takoi edhe familjarët e heronjve dhe qytetar që u bashkuan për homazhe

“Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kam bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve, në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO