Haradinaj merr detyrën e kryeministrit nga Mustafa (Foto)

Ramush Haradinaj ka marr detyrën e kryeministrit të Kosovës në një ceremoni pranim dorëzimi që është bërë në objektin e qeverisë së Kosovës.

Lajme

11/09/2017 11:45

Isa Mustafa që ishte kryeministër në detyrë e ka pritur Haradinajn me ceremoni shtetërore duke rreshtuar edhe gardën e FSK-së, shkruan lajmi.net.

Pasi kanë parakaluar pranë gardës së FSK-së, Haradinaj dhe Mustafa kanë hyr në zyrën e kryeministrit.

Mustafa ia ka dorëzuar disa follder kryeministrit të ri Haradinajt, më pas kanë biseduar për disa minuta.

Mustafa e la detyrën e kryeministrit pas një koalicioni që kishte me PDK-në pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Mustafa drejtojë Qeverinë e Kosovës për afro 3 vjet, ku edhe u hedh në votëbesim qeveria e tij dhe ra, duke quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonëshme.

Ramush Haradinaj që është kryeministër për herë të dytë, vjen në këtë pozitë pas një koalicioni më shumë parti./Lajmi.net/