Haradinaj: LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër me deputetët e LDK-së sot në Kuvendin e Kosovës duke i akuzuar ata se janë fajtorët kryesorë që Kosova ende nuk e ka formuar Forcën e Armatosur.

Lajme

14/03/2018 10:50

“Besoj që është mirë që në parlament të diskutohet për dialogun me Serbinë, që LDK-ja të ketë njerëzit e vetë në dialog”. ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

“LDK-ja është ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri, kam qenë në takime me ambasadën amerikane për ushtrinë, ata do të ju tregojnë që na kan ofru me na e dhanë ushtrinë, LDK-ja ka deshtë me u bo patriota për me marrë 1 përqind të votava” shtoi ai.

Kjo deklaratë e Kryeministrit Haradinaj ka shkaktuar reagime të shumta nga deputetët e LDK-së të pranishëm në sallë, duke sjellë përsëri situatë të tensionuar në Parlament./lajmi.net/