Haradinaj: Kuvendi shpërndahet pas votimit për Gjykatën Speciale

Ramush Haradinaj beson se Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet pas votimit për krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ai thotë se vet krijimi i këtij mekanizimi për drejtësi do të thotë humbje për Kosovën.

Lajme

18/04/2014 22:24

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj beson se drejtësia ndërkombëtare do të hedhë poshtë të gjitha pretendimet se UÇK-ja ka kryer krime lufte.

Megjithatë, thotë se vet krijimi i Gjykatës Speciale për krime lufte të Kosovës, përbënë humbje për vendin.

`Kjo humbje ka ardhur nga keqqeverisja e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili nuk e ka forcuar sistemin e drejtësisë në vend`, ka deklaruar Haradinaj, raporton RTK.

Ai gjithashtu  ka shprehur bindjen se Kuvendi do të shpërndahet pas votimit për Gjykatën Speciale.