Haradinaj: Kemi mbështetur AKI-në dhe Policinë, por jo për ta shtypur opozitën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  në përfundim të interpelancës për rritje të pagave për kabinetin qeveritarë, ka mohuar zërat se ata nuk e kanë ditë se më këtë vendim u rritet paga edhe gjyqtarëve e prokurorëve.

Lajme

01/03/2018 14:07

Haradinaj ka thënë se ata kanë takime të rregullta pune me zyrtarët e institucioneve për sundimin e ligjit dhe më ndërkombëtarët, por larg mendrave.

Sipas tij, janë duke punuar për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe kanë dhënë mbështetje për AKI-në e policinë, por sipas tij, jo për ta shtypur opozitën siç mendon dikush.

Kemi mbështetur Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e  Policinë e Kosovës, por jo për ta shtypur opozitën”, është shprehur Haradinaj.

Lidhur me vendimin për rritjen e pagës për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar ai e ka mbështetur, por ka thënë se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese./Lajmi.net/