Haradinaj: Jemi të fokusuar në plotësimin e reformave evropiane

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shefja e BE-së Nataliya Apostolova ka prezantuar agjendën e reformave evropiane (ERA).

Lajme

12/06/2018 14:19

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për këtë agjendë ka thënë se Kosova ka përmbushur disa nga kriteret siç janë ato në rend dhe ligj.

Haradinaj ka thënë se janë të fokusuar në plotësimin e reformave evropiane duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe reformën në administratë./Lajmi.net/