Haradinaj i ashpër me Liburn Aliu: Duhet me të ardh marre…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar debatin me deputetët e Kuvendit të Kosovës, lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë "Bechtel Enka".

Lajme

05/07/2018 14:39

Ai ka thënë se nëse në këtë çështje është bërë një krim, atë e ka bërë LDK, që sipas tij, tash po e shfrytëzon interpelancën për ta fshehur atë.

Haradinaj ka fajësuar Vetëvendosjen dhe PSD-në, se i kanë dalë në krahë LDK-së për ta mbrojtur atë çfarë ka bërë.

Kryeministri edhe një herë ka thënë se kanë shpëtuar Kosovën nga një e keqe më e madhe në këtë rast, shkruan lajmi.net.

Qeveria që ai drejton sipas Haradinaj është e pastër si loti.

“Liburn (Aliu) duhet me të ardh marrë që po e mbron Lutfi Zharkun dhe krimin që e ka bo me kontratën e Bechtel Enkas”, tha Haradinaj. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Haradinaj i ashpër me Liburn Aliu: Duhet me të ardh marre…